Aktualitet

Aksident në Paskuqan, 41-vjeçari përplas këmbësoren, gruaja përfundon në spital

12 Qershor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Aksident në Paskuqan, 41-vjeçari përplas këmbësoren,

TIRANË– Një 59-vjeçare ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se 59-vjeçarja me inicialet N.H., është përplasur nga një automjet me drejtues personin me iniciale K.D., 41 vjeç, në orën 18:20, teksa po kalonte rrugën “Demokracia” në Paskuqan.

Për pasojë, ajo është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 12.06.2020, rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”, mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbesoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne paskuqan paskuqan tirane aksident ne paskuqan paskuqan tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...