Aktualitet

Protesta e maturantëve, Ministria e Arsimit reflekton: Provimet e tjera do zgjasin 2.5 orë, ri-shpërndarjes së peshës të p

12 Qershor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Protesta e maturantëve, Ministria e Arsimit reflekton: Provimet e tjera do

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore kanë bërë lëshimin e parë pas protestës së maturantëve. Në një njoftim për mediat bëhet me dije s  testi i Maturës Shtetërore 2020 është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar dhe nuk ka asnjë pyetje jashtë këtij programi.

Më tej shtohet në përfundim të marrjes së rezultateve, QSHA do të shikojë kurbën e shpërndarjes së pikëve dhe bazuar mbi këtë kurbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test. Po ashtu bëhet me dije se  për sa i përket dy  testeve të ardhshme të Maturës Shtetërore, do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, paçka se edhe kohëzgjatja prej 2 orësh e parashikuar në fillim është më se e mjaftueshme në zhvillimin e provimit.

REAGIMI I PLOTË

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se Testi i Maturës Shtetërore 2020 është mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar. Në lidhje me pretendimin e ngritur për “pyetje jashtë programit”, nënvizojmë se NUK KA ASNJË PYETJE jashtë këtij programi. Në këtë kuadër, ftohen nxënësit të sjellin pranë QSHA ankesat konkrete për pyetjet që mendojnë se janë jashtë këtij programi në mënyrë që të adresohen duke i hequr nga vlerësimi. Në lidhje me cut-off-in, në përfundim të marrjes së rezultateve, QSHA do të shikojë kurbën e shpërndarjes së pikëve. Bazuar mbi këtë kurbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj (në rast se ka pasur ndonjë grup pyetjesh me një shkallë më të lartë vështirësie), atëherë do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test. I gjithë ky proces do të analizohet profesionalisht dhe në mënyrë të kujdesshme nga specialistët e fushës në mënyrë që të bëhet më e mira për maturantët.

Njëkohësisht, duam të shprehim se testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit. Për sa i përket dy (2) testeve të ardhshme të Maturës Shtetërore, bëjmë me dije se ata do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, paçka se edhe kohëzgjatja prej 2 orësh e parashikuar në fillim është më se e mjaftueshme në zhvillimin e provimit.

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e arsimit protesta e maturanteve qendra e sherbimeve arsimore ministria e arsimit protesta e maturanteve qendra e sherbimeve arsimore

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...