Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve: Shtyhet me një javë hapja e transportit publik, është me risk të lartë

12 Qershor 2020, 16:16 Nga DOSJA
Komiteti i Ekspertëve: Shtyhet me një javë hapja e transportit

TIRANË- Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka reaguar sot në lidhje me situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Rakacolli shprehet se kanë parë më vëmendje situatën dhe rritja e numrave ka ardhur si shkak i humbjes së vigjilencës. Më tej zv.ministrja u shpreh se pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Duke parë situatë, Rakacolli u shpreh se është vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale do shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.

DEKLARATA E PLOTË

Siç jeni në dijeni, javën e fundit ka patur rritje të numrit të të infektuarve në vend dhe për të analizuar situatën epidemiologjike është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ne vlerësojmë se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme. Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.

Sa më sipër, kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike. Ecja përpara është në dorën tonë, ndaj nuk mundet të sfidojmë rregullat, duhet vetëm ti zbatojmë ato, të ruajmë njëri- tjerin, të moshuarit, të ruajmë distancimin fizik, higjenën personale, të përdorim maskat apo barrierat mbrojtëse në vendet e mbyllura, aty ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik si dhe një apel për të gjithë aktivitetet e biznesit, të zbatojnë protokollet sipas nivelit të riskut.

Ne do të vijojmë monitorimin e situatës, dhe gjithashtu do vijojmë punën intesivisht nëpërmjët inspektorëve të Task-Forcës kundër COVID19, për të siguruar zbatimin e plotë të rregullave dhe protokolleve të sigurisë, por nevojitet akoma me shumë përgjegjësi për të mirën e përbashkët. Të vijojmë të kemi të njëjtën përgjegjësi sin ë fazën e parë, në mënyrë që edhe këtë fazë, ta kalojmë po me aq sukses.

Mbledhja e Komitetit Teknik është bërë në një kohë kur rastet e me COVID-19 janë rritur ndjeshë. Vetëm sot janë zbuluar dhe 31 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 300 persona, por vetëm 31 prej tyre janë të prekur me COVID-19. Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje. Ndërkohë ka humbur jetën një 71 vjeçar nga Durrësi, i cili i shtruar prej më shumë se dy javësh në spitalin Infektiv. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 36.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 mira rakacolli transporti publik masat kunder covid 19 mira rakacolli transporti publik

Sondazh

Poll