Aktualitet

12 Qershor 2020, 17:03 Nga DOSJA

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar.

Përballë grupit hetimor, motra e Billës ka rrëfyer se gjatë sekondave të pakta, biznesmeni 40-vjeçar i kishte kërkuar që ta takonte, por kjo gjë nuk u realizua kurrë.

Më telefonoi, më tha se donte të më takonte. Dua të të takoj, më tha,”– mësohet të ketë thënë ndër të tjera, motra e të ekzekutuarit, Hekuran Billa.

Pas kësaj telefonate, Billa mori rrugën për tëk qendra “Kristal”, ku është punon e motra, por nuk mbërriti kurrë. Në orën 21:48, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori dhe pas disa sekondash ishte i vdekur.

Nuk dihen ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa motra e hekuran billes vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa motra e hekuran billes vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll