Aktualitet

Kërcënonin klientët për pagesat, çmontohet grupi italo-shqiptar i drogës, kërkonin edhe seks në këmbim të lëndës nar

12 Qershor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Kërcënonin klientët për pagesat, çmontohet grupi

ITALI-Policia e Astit në Itali ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës të përbërë nga italianë dhe shqiptarë. Mediat italine bëjnë me dije se në hetim janë marrë 42 persona. Hetimi ka nisur në janar të 2019-ës dhe pas arrestimit të disa shpërndarësve, hetuesit ranë në gjurmët e grupit kriminal, falë edhe përgjimeve ambjentale.

Lënda narkotike e cila importohej nga Shqipëria, shpërndahej në sheshet e Astit, kryesisht në Nizza dhe Canelli.Për shpërndarjen e drogës përdoreshin makinat ose motorat “Scooter”. Në rastet kur klientët vononin pagesat, kërcënoheshin, ndërsa në disa raste, droga u shpërndahej vajzave të reja në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Gjatë operacioni u arrestuan 24 persona, nga të cilët 13 u lanë në burg, 4 në arrest shtëpiak dhe 7 me detyrim paraqitje.

Marrë nga Gazzettadasti.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkaterrohet grupi italo-shqiptar i droges shkaterrohet grupi italo-shqiptar i droges

Sondazh

Poll