Aktualitet

“Protestojmë sërish nesër”, Ministria e Arsimit reflekton dhe plotëson dy kërkesa të maturantëve: Koha e testeve të

12 Qershor 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Protestojmë sërish nesër”, Ministria e Arsimit

TIRANË– Një ditë pas testit të Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, maturantët në Tiranë, në Berat, dhe zona të tjera kanë dalë në protestë. Ata pretendojnë se provimi nuk ka qenë në nivelin e vështirësisë dhe strukturën që kishte premtuar ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Maturantët në Tiranë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, dhe ata në Berat, të mbledhur para Drejtorisë së qarkut kanë kërkuar plotësimin e tre pikave.


PIKAT E KËRKUARA NGA MATURANTËT

1. Mundësia për rivlerësim të tezës

2. Ulje e kufirit të vlerësimit

3. Mosvlerësimi i pyetjeve jashtë programit

Një tjetër kërkesë e tyre është që të ulen kuotat për hyrjen në universitete. Ata thonë se testi nuk përputhet me rekomandimet dhe udhëzimet që iu janë dhënë në tre vite gjimnaz, dhe as në programin e përgatitur për tri vite. Maturantët kërkojnë rivlerësim por edhe takim me ministren e Arsimit, Besa Shahini. Protesta ka gati tri orë që ka nisur, dhe maturantët para MASR janë të shumtë në numër. Irritimi për mosmarrjen e një përgjigjie i ka detyruar ata që të qëllojnë me vezë edhe godinën e Ministrisë së Arsimit. Bashkë me ta, ndodhen edhe shumë prindër. 

Teksa maturantët po vijonë portestën drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi tha se nuk do ketë rishikim dhe rivlerësim duke shtuar se testi ka qenë shumë i qartë. Më pas reagoi dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila ka thënë se protesta e maturantëve është e pakuptimtë dhe sipas saj po “protestohet për nivelin e lartë të provimit”.

Ndërkohë në një njoftim të dytë QSHA bën me dije se  ka reflektuar në dy pika dhe bën me dije se  testet e tjera do zgjasin nga 2.5 orë secili dhe do shihet mundësia për rishpërndarjen e pikëve të testit.

(F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini matura shteterore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve besa shahini matura shteterore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...