Aktualitet

Dëmtimet në Apoloni, Neritan Ceka akuza Margaritit: Po mbron shkatrrimtarët, është pasuria jonë. Përgjigjen autoritetet:

12 Qershor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Dëmtimet në Apoloni, Neritan Ceka akuza Margaritit: Po mbron

TIRANË- Neritan Ceka, i cili është pjesë e Forumit për Mbrojtën e Trashëgimisë, ka denoncuar një rast të vandalizimit të gjetjeve arkleologjike në parkun e Apolonisë. Në një reagim në mediat sociale, Ceka ka publikuar foton e kolonave të thyera në Apoloni dhe i drejtohet ministres së Kulturës, Elva Margariti, dhe e pyet se pse nuk ka reaguar dhe pse mbron ata që shkatërorjnë pasurit të rralla në vendin tonë.

Zonja ministre e Kultures, kete monument te shkaterruar barbarisht 200 metra nga zyra e drejtoreshes se Parkut Apolloni – Bylis, e ka zbuluar miku i gjyshit tuaj, Hasan Ceka, te cilin e kam asistuar une deri ne zbulimin e plote, dhe e ka restauruar Koco Zheku i Institutit te Monumenteve. Eshte i vetmi monument i ketij lloji ne boten antike. Me thoni tani se me cfare gjuhe duhet te flas me ronxho bonxhot qe menaxhojne kete pasuri qe arkeologet shqiptare e krijuan me aq mund per 50 vjet. Mund te me thoni perse nuk u rrethua monumenti me ato 800.000 eurot qe shpenzuat ne Apolloni? Akoma do vazhdoni t’i mbroni keta shkaterrimtare? Me shume keqardhje dhe revolte”, shkruan Neritan Ceka teksa ka publikuar dhe foton.

Pas akuzave të arkeologut, ka ardhur një reagim nga zyra e Administrimit dhe Koordinit të Parqeve Arkeologjike. Në një reagim në mediat sociale, kjo zyrë shkruan se dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Më tej shtohet se është lajmëruar Ministria e Kulturës dhe është bërë denoncimi në Polici dhe ekspertët e kanë ardhur në sit po atë ditë dhe kanë konstatuar dëmet në terren.

“Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis është vënë këto ditë, në qendër të një vale sulmi, të pambështetur në fakte, në lidhje me dëmtimin e një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. Përgjegjës përpara opinionit publik dhe taksapaguesit shqiptar, sqarojmë: Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill. Po atë ditë, pas mbajtjes së procesverbalit nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, është lajmëruar Ministria e Kulturës dhe është bërë denoncimi në Polici. Ekspertët e kësaj të fundit kanë ardhur në sit po atë ditë dhe kanë konstatuar dëmet në terren. Tashmë çështja po trajtohet nga organet kompetente.

Ndërkaq, mbështetur në konsultimet me restauratorë dhe arkeologë të ekipeve, që kryejnë gërmime arkeologjike në Apoloni, është hartuar nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut, një projekt restaurimi, i cili është paraqitur për aprovim pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve. Pasi ka marrë aprovimin e këtij Këshilli, projekti ka kaluar për miratim dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës. Është tërësisht i pavërtetë dhe i paqendrueshëm pretendimi se Instituti i Arkeologjisë nuk ka pasur dijeni për këtë ngjarje, duke qenë se Instituti Arkeologjik ka stafin e vet brenda Parkut të Apolonisë dhe përfaqësues të tij janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore”, është kjo përgjigja zyrtare për akuzat e Neritan Cekës.

Pas kësaj deklarate një reagim ka ardhur nga Forumi për Mbrotjen e Trashgimisë Kulturore, në të cilin shkruajnë “Ja pra qe krisma paska patur…. Drejtuesit e Parkut Arkeologjik detyrohen te konfirmojne qe jane demtuar qellimisht, jo nje, por dy kolona antike te fontanes monumentale te Apolonise. Faji i paska mbetur COVID-19”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elva margariti neritan ceka qyteti i bylisit zyra e mbrotjes se parqeve elva margariti neritan ceka qyteti i bylisit zyra e mbrotjes se parqeve

Sondazh

Poll