Politike

Vandalizimi i parkut të Apolonisë, Meta: Akt barbar, e dënoj me forcë. Autorët të marrin një dënim shembullor

12 Qershor 2020, 18:39 Nga DOSJA
Vandalizimi i parkut të Apolonisë, Meta: Akt barbar, e dënoj me

TIRANË- Presidenti i Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me aktin vandal që ka ndodhur në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se  ajo që ka ndodhur në Apoloni është një akt barbar dhe e dënon me forcë.

Më tej ai shton se çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit kombëtar. Ai ka dhe një thirrje për nisjen e projektit të restaurimit dhe thekson se barbari dhe talebanizmi nuk kanë vend në Shqipëri.

“Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare. Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.

Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar. Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë. Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! ??”, shkruan Meta.

Publikimi i aktit vandal në Apoloni është bërë nga Neritan Ceka. Në një reagim në mediat sociale, Ceka ka publikuar foton e kolonave të thyera në Apoloni dhe i drejtohet ministres së Kulturës, Elva Margariti, dhe e pyet se pse nuk ka reaguar dhe pse mbron ata që shkatërorjnë pasurit të rralla në vendin tonë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta qyteti i bylisit teatri bylis ilir meta qyteti i bylisit teatri bylis

Sondazh

Poll