Sport

Gjendja e Schumacherit, ka shpresë për operacionin e ish-kampionit

12 Qershor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Gjendja e Schumacherit, ka shpresë për operacionin e ish-kampionit

FRANCË– Që nga viti 2013, kur u aksidentua në Alpet Franceze, Michael Schumacher nuk është më i njëjti. Edhe sot, gjendja e tij klinike mbahet e fshehtë dhe larg kamerave, pasi familja e tij ka luftuar fort për ruajtjen e privatësisë. Por, sipas gazetës franceze “Le Dauphine”, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 me Ferrarin dhe Benettonin, “brenda ditëve të ardhshme” do t’i nënshtrohet një operacioni me qelizat staminale për të rigjeneruar sistemin e tij nervor.

Operacioni do të udhëhiqet nga dr. Menasche, i njohur si “pionier në operacionin e qelizave staminale”. Shtatorin e kaluar Schumacher iu nënshtrua terapisë së parë të qelizave staminale në Paris. Rezultatet nuk dihen saktësisht, qëllimi është të rigjenerojë sistemin nervor: do të ketë një efekt anti-inflamator që ndoshta do të ketë një ndikim në tru. Me shpresën se Schumi mund të rikuperohet.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport formula 1 michael schumacher piloti gjerman formula 1 michael schumacher piloti gjerman

Sondazh

Poll