Aktualitet

Çështja e Hekuran Billës, Prokuroria e Krujës: Arsyetimi se po u lirua mund të vritet nuk qëndron, burgu ishte dakord me k

12 Qershor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Çështja e Hekuran Billës, Prokuroria e Krujës: Arsyetimi

TIRANË- Prokuroria e Krujës ka reaguar pas vrasjes së Hekuran Billës dhe akuzave për lirimin e tij. Në një reagim organi i akuzës shkruan se burgu ka qenë dakord me lirimin e Hekuran Billës. Më tej shtohet se burgu në Gjykatën e Krujës dhe në Prokurori ka paraqitur raporte pozitive të sjelljes së të dënuarit dhe se ka qenë dakort në lidhje me kërkesën e të dënuarit Hekuran Billa.

Akuza e Krujës në reagim shprehet se është fakt që Billa në 1 vit e 3 muaj në shërbim prove nuk ka kryer ndonjë vepër penale tregon se ai është përpjekur për risocilaizimin e tij. “Arsyetimi se po u lirua mund te vritet nuk eshte arsyetim ligjor pasi ai nje dite do te lirohej dhe vrasja do te ndodhte ashtu dhe si ka ndodhur“, shtohet më tej. 

REAGIMI I PLOTË

Ankim nuk kam bere sepse vendimi ishte ne perputhje me ligjin edhe raportet e institucioneve pjes ne proces ishin pozitive. Po keshtu edhe institucioni tjetër qe ka thitrur gjykata qe eshte Institucioni i sherbimit te proves ka paraqitur raportin pozitiv duke cmuar se nga teresia e provave i denuari eshte i mundshem risocializimi i tij. Qendrimi im ka qene cmim te gjykates pasi institucionet tjera ishin pro. Edhe nga provate e tjera sgkresore sipas vendimit unifikues te gjykates se larte plotesonte kriteret per risocializimin e tij. Institucioni i ekzekutimit  te  vendimeve penale ka paraqitur raporte pozitive te sjellies se te denuarit ne burg dhe se ka qene dakort ne lidhje me kerkesen e te denuarit Hekuran Billa per lirimin para kohe me kusht

Per sa i perket nese mund te jene hakmarre per vperen penale te vrasjes qe ka kryer ne Angli dhe se nuk ka pasur nje normalizim te marredhenieve kjo nuk eshte nje kusht ligjor per mos aplikimin e lirimit para kohe me kusht. Pra ligjvenesi nuk ka parashikuar kriter ndalues per mos lejimin e lirimit para kohe me kusht kur nuk jane normalizuar  marredheniet. Duke qene se ligji nuk ka parashikuar si kriter ndalues organi i prokurorise nuk ka ushtruar ankim pasi ankimet duhet te mbeshteten ne kushtet dhe kriteret e ligjit. Fakti qe ne 1 vit e 3 muaj ne sherbim prove nuk ka kryer ndonje veper penale tregon se ai eshte perpjekur per risocilaizimin e tij. Arsyetimi se po u lirua mund te vritet nuk eshte arsyetim ligjor pasi ai nje dite do te lirohej dhe vrasja do te ndodhte ashtu dhe si ka ndodhur

Ne kendveshtrimin e kerkesave ligjore ishin plotesuar te gjitha kushtet e kriteret per aplikimin  e lirimit para kohe me kusht  megjithate organi i prokurosise per te mos sygjestionuar gjykaten ne keto lloj gjykimesh qe jane gjykime atipike penale nuk eshte shprehur se eshte dakort me pranimin e kerkeses se te denuarit Hekuran Billa. Dhe kjo per arsye se vuante denimin per nje vrasje te kryer ne Angli dhe se nuk kishte paraqit ndonje prove me lidhje me pajtimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa prokuroria e krujës ekzekutohet hekuran billa hekuran billa prokuroria e krujës

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga d...