Aktualitet

Publikohet VIDEO, ja momenti i vrasjes së Hekuran Billës. Pas ekzekutimit largohen me shpejtësi

12 Qershor 2020, 13:10 Nga DOSJA
Publikohet VIDEO, ja momenti i vrasjes së Hekuran Billës. Pas

TIRANË- Është publikuar video e ekzekutimit të Hekuran Billës, i cili u vra mbrëmjen e të enjtes në zonën e Komunës së Parisit. Në pamjet e publikuara nga A2 CNN duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar.

Më pas, makina e autorëve shihet teksa largohet mbrapsht për të ikur nga i njëjti drejtim që kishte ardhur. Në video shihet gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga d...