Aktualitet

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Miranda Andoni, gjyqtarja e Gjirokastrës

12 Qershor 2020, 12:01 Nga DOSJA
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë Miranda Andoni, gjyqtarja e

Tiranë– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjirokastrës Miranda Andoni. Ajo rezultoi e pastër në të trija shtyllat e vlerësimit. Vendimi u mor nga trupa gjykuese që përbëhet nga  Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.

Në seancën dëgjimore, Komisioni nuk evidentoi probleme të pasurisë, përveç pasaktësive dhe dy balancave negative në vlerë të vogël. Edhe për 15 denoncimet e kryera prej publikut, Shuli tha se Andoni ka shpjeguar se shtyrjet janë kryer me qëllim zhvillimin e hetimeve të pjesshme për veprime që nuk ishin kryer në Shkallës së Parë ose me kërkesa të palëve.

Përveç detyrës në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, Andoni është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet miranda andoni vettingu miranda andoni vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga d...