Aktualitet

“Boom” të infektuarish me COVID-19/ ISHSH kryen rreth 7 mijë kontrolle në terren, thirrje për respektimin e masave

12 Qershor 2020, 10:46 Nga DOSJA
“Boom” të infektuarish me COVID-19/ ISHSH kryen rreth 7

Tiranë- Në zbatim të urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjektet. Sipas MSH-së vetëm në 10 ditët e fundit nga ISHSH janë kryer në terren rreth 7 mijë kontrolle dhe monitorime në të gjithë qarqet e vendit.

Njoftimi i ministrisë:

Vijojnë kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në të gjitha subjektet në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Vetëm në 10 ditët e fundit janë kryer rreth 7 mijë kontrolle nga inspektorët shëndetësorë, kërkohet ndërgjegjesim i subjekteve të zbatojnë protokollet në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione etj. Inspektimet dhe monitorimi vijon në të gjithë qarqet e vendit, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën edhe njëherë thirrje për ndërgjegjësim qytetarëve, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj COVID19 duke: Respektuar distancimin fizik jo më pak se 1.5 m dhe aty ku nuk është e mundur të respektohet kjo të përdoret maska mjekësore. Respektuar higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve.

Ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i të inektuarve me COVID-19. Virusi është përhapur gjerësisht edhe në spitalet e vendit. Gjatë orëve të fundit janë kofirmuar  31 raste të reja me COVID-19  Ndërkohë, numri i të viktimave ka shkuar në 36, pasi ka humbur jetën një 71-vjeçar nga Durrësi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishsh kontrolle në terren koronavirusi ne shqiperi ishsh kontrolle në terren koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 09:29

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...