Aktualitet

Nga vjedhje me forcë te dhuna në familje, 5 në pranga në Tiranë

12 Qershor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Nga vjedhje me forcë te dhuna në familje, 5 në pranga në

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas për vepra të ndryshme kriminale. Në pranga kanë rënë A.K. 30 vjeç për vjedhje me dhunë, P.G., 57 vjeç për mashtrim, R.H. 53 vjeç për dhunë në familje dhe B.Rr e J.L për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje.

Njoftimi i policisë

Tiranë.Kapen dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar. Gjithashtu arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 1 për vjedhje dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Todi Shkurti”, ka tentuar t’i vjedhë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: -P. G., 57 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar dënimin me 6 muaj burg, për veprën penale ”Mashtrimi”; -R. H., 53 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”; Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : -B. Rr., 53 vjeç, pasi në Bulevardin Blu, Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l; -J. L., 25 vjeç, pasi në Kamzë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë arrestohen 5 persona në tiranë

Sondazh

Poll