Aktualitet

Protesta e maturantëve për testin e Gjuhë Letërsisë, përgjigjet drejtoresha e QSHA: Nuk do të ketë rivlerësim

12 Qershor 2020, 13:11 Nga DOSJA
Protesta e maturantëve për testin e Gjuhë Letërsisë,

TIRANË -Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka reaguar në lidhje me shqetësimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ajo është shprehur se asnjë nga pyetjet nuk është jashtë programit, pasi janë verifikuar një për një. Ndër të tjera vrapi bëri me dije, se korrigjimi nuk ka përfunduar ende dhe në momentin që do shpallet rezultati do vendoset edhe varianti i testit në krah të emrit.

Dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Ndjekim procedurat për nivelin e vështirësisë.  Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Deri tani nuk kam asnjë kërkesë konkrete për pyetjet. U vendos që të përdoren pyetje me alternativë për të përshpejtuar procesin e korrigjimit. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë.  Një nga esetë e përfshira ishte eseja narrative. Kur ne korrigjojm testet shohim shpërndarjen e pikëve.  Nëse vëmë re që kurba është e spostuar bëjmë përshtatjen e kurbave.  Për këtë pikë mos të shqetësohen, ne jemi duke u marrë me korrigjimin. Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Kanë të drejtë për përgjigjet e testit. Këtë vit e ndryshuam procedurën, por jo se nuk do ta nxjerri, pasi janë 4 variante testesh. Në momentin që do shpallim rezultatet, në krah të emrit do të shfaqet edhe varianti që ka pasur. Do publikojmë dhe skemën e zgjidhjes për variantët“, tha Vrapi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste rezana vrapi maturantet ne proteste rezana vrapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga d...