Aktualitet

12 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga detyra të kërkuar nga maxhoranca e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka treguar “sekretin” për integrimin e Shqipërisë në BE, duke konfirmuar ndërkohë se do të jetë në detyrë deri më 24 korrik 2022.

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: Çfarë do bëni për të ndaluar zgjedhjen e zv.kryetar të KLSH?

Ilir Meta: Shqetësimi im është për kohën që po kalon për plotësimin e kushteve për BE-në. Kështu që duhet të nxitojmë dhe lidhur me këtë çështje do të bëjmë publik propozimin tonë dhe planin me MJ.

PYETJE: Mendimi për reagimin e Euralusit?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment. Sepse mendoj që çdo qytetar duhet ta dijë Kushtetutën. Kushtetutën e kemi bërë me BE, SHBA dhe Venecian. Përfshirë edhe Euraliusin. Është respekti më i madh që kemi për partnerët po të respektojmë Kushtetutën. Do të na i çelin negociatat me shpejtësi kur të shohin sesi ne e respektojnë ksuhtetutën.

PYETJE: Ka disa muaj që nuk mblidhet Komisioni për shkarkimin tuaj..

Ilir Meta: Nuk jam ndjerë asnjëherë i hetuar. Sepse kam respektuar kushtetutën në mënyrën më të qartë, në mënyrën transparente dhe këtë do ta bëj deri në 24 korrik 2022.

Kjo deklaratë u bë në takimin e presidentit Ilir Meta me mediat. Gjithashtu, Meta tha lajmin se do të publikojë planin me pika për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, ai komentoi shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Më tej, Meta ka folur edhe për procedurat e shkarkimit të tij dhe dekretin për zgjedhje lokale dhe paralamentare. Kreu i Shtetit njoftoi se Presidenca kishte nisur hetimet për trafikun e arabëve në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta konferenca e metes 12 qershor ilir meta konferenca e metes 12 qershor

Sondazh

Poll