Aktualitet

VIDEO/ Maturantët e Beratit në “këmbë” bashkë me Tiranën: Teza s’lidhej as me filozofinë jo me gjuhën shqipe!

12 Qershor 2020, 10:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Maturantët e Beratit në “këmbë”

BERAT- Një nga maturantët e Beratit që doli sot bashkë me shumë të tjerë në protestë pas testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, thotë se pyetjet nuk ishin siç u premtuan.

“Provimi ishte ndryshe nga modeli dhe kërkojmë që të ulet të paktën kufiri, ose nota të paktën të llogaritet ndryshe. Nuk është zbatuar programi 40-40-40. Shumica jonë do të digjen për shkak të letërsisë, ndaj jemi ngritur për veten tonë. Teza s’lidhej as me filozofinë jo me gjuhën shqipe. Kishim shumë pyetje që s’lidheshin me realitetin.”,-tha një prej tyre.

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste maturantet ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 09:29

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...