Politike

Rama anashkaloi 15 kushtet gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit, PPE: Përmbushja nuk është veprim procedurial, por do t

12 Qershor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Rama anashkaloi 15 kushtet gjatë Këshillit Kombëtar të

BE-Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sërish ditën e sotme me një deklaratë në ëebsajtin zyrtar, nëpërmjet nënkryetarit Kovatchev dhe zëdhënësit për çështjet e jashtme të Zgjerimit, Michael Gahler.

Në deklaratë përmenden 15 kushtet e Bashkimit Europian, si kusht për hapjen e negociatave, të cilat kryeministri Edi Rama i anashkaloi gjatë Këshillit Kombëtar të Integrimit, më 9 qershor, ndryshe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama më 6 qershor mohoi në mënyrë absolute para gazetarëve se ekzistojnë kushte për nisjen e negociatave. PPE ka hedhur propozimin se zgjedhjet vendore duhet të jenë të parakohshme dhe të mbahen në një ditë me ato parlamentare.

Eurodeputetët Kovatchev dhe Gahler theksojnë faktin që PS i ka në dorë të gjitha bashkitë dhe kjo bie ndesh me nocionin themelor të demokracisë.

Më poshtë teksti i plotë:

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

 “Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

 “Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE” – tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

 “Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet  hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.

 “Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.

“Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet “, theksojnë Kovatchev dhe Gahler.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 15 kushtet per hapjen e negociatave partitë popullore evropiane reforma zgjedhore 15 kushtet per hapjen e negociatave partitë popullore evropiane reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...