Politike

Biznesmenët iu ankuan Bashës për ndihmën ekonomike/ Rama nxjerr listën me emra: Ja gënjeshtrat, është të qash se s’qe

12 Qershor 2020, 08:36 Nga DOSJA
Biznesmenët iu ankuan Bashës për ndihmën ekonomike/ Rama

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e Lulzim Bashës dhe denoncimet e biznesmenëve se nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje gjatë periudhës së karantinës. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar emrat e biznesmenëve që ka takuar Basha, për të cilët deklaron se kanë marrë pagat e luftës. Ndërkohë kryeministri ka publikuar edhe bizneset që ata zotërojnë.  “Të qash se s’qesh dot…”, shprehet me ironi Rama ndaj Bashës. Më tej ai thekson se kryedemokrati shpif dhe thotë të pavërteta, pasi sipas tij qytetarët janë ndihmuar nga shteti.

Por, sqarojmë se kanë qenë biznesmenët ata që janë ankuar për gjendjen ekomonike. Siç shihet qartë në videot e Bashës ata shprehen se ndodhen në vështirësi ekonomike, për shkak të COVID-19. Qeveria Rama dhe mund t’ju e ketë dhënë pagat e luftës, por ndërkohë bizneset kanë qenë mbyllur dhe ata kanë paguar të gjitha taksat. Pra këto paga kanë shkuar prapë në “xhepin” e qeverisë.

Bizeneset e publikuara nga Rama: 

-Më 6 qershor Basha është takuar me pronaren e “Kreperi Bar – Kafe Marco Polo”, ku kjo e fundit është ankuar se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.  Por në videon e publikuar nga Rama tregohet se ky biznes është përfitues i tre pagave për 5 punonjësit e tij.

-Në fund të majit, kreu i PD, Basha ka vizituar biznesin “Bar – Kafe Black & White”, ku pronari i biznesit u ankua se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Rama jep një tjetër version. Ky i fundit thotë se 3 punonjëst kanë marrë 3 pagat e luftës.

– Më 9 qershor Lulzim Basha kështë takuar me pronarin e një dyqani që tregton mish, i cili u shpreh se ndodhet në vështirësi ekonomike. Sipas Ramës dy punonjës të këtij biznesi janë përfitues të pagës 400 mijë lekë.

-Në datën 28 maj Lulzim Basha është takuar me pronarin e “Merlika Group”, i cili i ka thënë kreut të PD se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga Paketa e Dytë Ekonomike, nga e cila duhet të përfitonte. Rama tregon në datën 15 maj janë paguar 13 punonjës të këtij biznesi me shumën 400 mijë lekë të vjetra.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...