Politike

Sa është pasuria e Gramoz Ruçit? Sa të ardhura deklarojnë fëmijët e tij, vajza notere dhe djali…

12 Qershor 2020, 07:58 Nga DOSJA
Sa është pasuria e Gramoz Ruçit? Sa të ardhura

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije leke.

Sipas deklarimeve të bëra në formularin e ILDKPI Ruçi nuk ka burime të tjera të ardhurash, nga prona apo qera dhe përgjatë vitit 2018, të ardhurat e tij në cash janë shtuar me vetëm 500 mijë leke.

Por ata që kanë shtuar të ardhurat përgjatë këtyre viteve janë dy fëmijët e kryeparlamentarit. Prej disa vitesh, djali Ledian Ruçi posedon të ardhura nga dy kontrata qeraje, ndërsa vajza dekaron të ardhurat nga puna si notere, të cilat vlerën makismale e arrijnë në 2014, me një shifër prej në 4 milion e 700 mije lekë.

Gjatë vitit 2018, vajza e kryeparlamentarit, ka arritur të shtojë me afërsisht 1 milion lekë gjendjen e llogarisë së saj bankare.

Marrë nga Opinion.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci pasuria e gramoz ruçit gramoz ruci pasuria e gramoz ruçit

Sondazh

Poll

Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...