Basha takim me fermerët e Beratit, “puq” bërrylat me ta: Rama i ka braktisur, nuk kanë marrë asnjë subvencion
Berat-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me fermerët e Beratit. Ai ka dëgjuar problematikat e tyre, ku nuk kanë munguar takimet duke “puqur” bërrylat me banorët e zonës. Kryedemokrati thekson se fermerët janë lënë në harresë nga qeveria dhe nuk kanë marrë asnjë subvencionim.
“RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje. Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin. Do t’a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas”, shprehet ndër të tjera Basha.
Reagimi i plotë:
Në Berat takova dhjetra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë. Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.
Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit. Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.
RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje. Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin. Do t’a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas. Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ambasadori rus në Tiranë: Do ta njohim Kosovës, nëse e njeh dhe Serbia
TIRANË: Z. Mikhail Afanasiev, ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri tha në një intervistë për Euronews Albania se Rusia i kishte bërë të qarta qëndrimet ...
Mblidhet KP, drafti përfundimtar gati javën e ardhshme, opozita: Po punojmë për hartimin e garancive të marrëveshjes së 5
TIRANË- Sot u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këtë mbledhje u miratuan amendimet e rëna dakord në marr...
7 vite kryeministër, Rama ende me kredi, të ardhurat kryesore në shtëpi i sjell bashkëshortja (PASURIA)
TIRANË- Deklarimi fillestar i pasurisë së Kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi...
“S’kam dëgjuar vlerësime negative për Shqipërinë”/ Ambasadori rus në Tiranë: Të gatshëm për bashkëpunim, ng
Tiranë- A janë të ngrira marrëdhëniet Rusi-Shqipëri? Ambasadori i Rusisë në vendin tonë, z. Mikhail Afanasiev tha në studion e Ilva Now se “nuk është Rusia pala...
29-vjetori i PS-së/ Rama: Kemi humbur dhe fituar zgjedhje, por kurrë nuk kemi cënuar interesin kombëtar
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet e tij për 29-vjetorin e Partisë Socialiste. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka deklaruar se në këto 29 vit...
Pasuria e Veliajt/ Sa është vlera e parave që ai deklaron në bankë, më shumë lekë ka gruaja e tij
Tiranë-Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaronte një apartament në të cilin ishte pronar 100% dhe disa llogari bankar...
Pasuria e Lulzim Bashës, kryedemokrati ka deklaruar 11 mijë euro unazë diamanti dhe mbi 700 mijë euro prona
TIRANË– Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në deklarimin fillestar të pasurisë. Mes tyre mund të përm...
Gent Cakaj kujton luftën e Kosovës: Si u larguam bashkë me nënën e motrat drejt Maqedonisë së Veriut, frika që përjetov
TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është kthyer pas në kohë, ndërsa ka ndarë për herë të parë rrëfimet e tij për luftën e Kosovës...
Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, flet avokati Haxhia: Sajesë për ta larguar nga skena politike
TIRANË– Maks Haxhia, Kreu i Shkollës së Avokatisë në Shqipëri, njekohesisht edhe mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, në një bisedë me gaz...