Aktualitet

Protesta para MASR/ Maturanti: Dy poezi në kohë pandemie janë shumë!

12 Qershor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Protesta para MASR/ Maturanti: Dy poezi në kohë pandemie janë

TIRANE- Një nga maturantët e pranishëm në protestë tha se pyetjet e provimit ishin të pazgjidhshme e jo të vështira.

“Testi nuk ishte i vështirë por i pazgjidhshëm. Ne u bazuam në testin që ministria nxori dhe ishte ndryshe nga modeli dhe u zhgënjyem. Nuk dolëm aq mirë sa prisnim. Nuk u zbatua 40%, 20% dhe nuk kishte pyetje për nxënësit e nivelit të ulët dhe shumica e pyetjeve nuk ishte sikurse u nxorën në program. Të ulen kuotat. Poezia është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të vështira që ka letërsia, sidomos Lasgush Poradeci. Mund të them se dy poezi janë të tepërta, sidomos në periudhën e pandemisë,”– shprehet njëri prej tyre.

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste maturantet ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 09:29

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...