Aktualitet

Shoqatat e Transportit: Nuk rifillojmë punën të hënën nëse nuk plotësoni kushtet

12 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
Shoqatat e Transportit: Nuk rifillojmë punën të hënën

Tiranë-  Unioni i Shoqatave të Transportit Publik nuk do të rifillojë punën të hënën. Në një deklaratë për mediet Shoqata e Transportit bëri me dije se  nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë në datë 15, pa u plotësuar kushtet e tyre.

Kërkesat e Shoqatave të të Transportit Publik

Subvencioni i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese, si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë. Heqja e akcizës dhe taksave të karburanteve, siç është zbatuar edhe në sektorët të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20%-0% për vitin 2020 dhe rikthim në nivelin 6% në vijim si sektori  i hoteleri turizimit. Rimbursim  në burim  i kategorive, të cilat përfitojnë tranportin publik falas

Pak ditë më parë shoqata i bëri një letër kryeministrit Edi Rama dhe disa ministriave, ku kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë, Rama parlajmëroi kompanitë që të mos rrisin çmimet e biletave për qytetarët. Ai shtoi se se qeveria do ta mbështesë këtë sektor duke njohur si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, duke hequr taksat dhe tarifën vendore deri në 31 dhjetor 2020.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hapet transporti publik shoqatat e transportit edi rama hapet transporti publik shoqatat e transportit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 09:29

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...