Aktualitet

Erdhi në Shqipëri për të vrarë biznesmenin Albano Aliko, terroristi Komron Zukhurov do të ekstradohet drejt Gjermanisë

12 Qershor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Erdhi në Shqipëri për të vrarë biznesmenin Albano

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka vendosur që terroristi nga Taxhikistani, Komron Zukhurov të ekstradohet drejt Gjermanisë. Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri.

24-vjeçari u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Ai akuzohet për  veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste dhe  dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS. Ndërkohë në Shqipëri ai kishte ardhur për të ekzekutuar biznesmenin Albano Aliko, për të cilën do të paguhej 40 mijë dollarë. Në seancën e fundit gjyqësore avokati i tij mbrojtës Asllan Dogjani, kërkoi që klienti i tij të mos ekstradohej në Taxhikistan,  pasi atje e kanë dhunuar me rrymë elektrike

Po kështu, terroristi  është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Madje ditën që ka hyrë në Shqipëri, kur ka mbërritur në Rinas, personi që e kapritur në aeroport, është pikërisht bashkëjetuesja e Dogjanit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet terroristi në tiranë komron zukhurov arrestohet terroristi në tiranë komron zukhurov

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 09:29

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...