Aktualitet

Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohet pronari i banesës në Fier, një muaj më parë u pragosën gruaja dhe djali

12 Qershor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Kthyen shtëpinë në laborator droge, arrestohet pronari i

Fier– Polica e Fierit ka arrestuar Aleksandër Kapaj, i cili banesën e tij në fshatin Mbrostar Ura e kishte kthyer në laborator droge. Kapaj u shpall në kërkim në fillim të muajit Maj, kur edhe u finalizua operacioni “Laboratori”,  në të cilën u arrestuan gruaja dhe djali i tij.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Laboratori”. Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë, i cili ishte shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

A. K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më 1 maj u finalizua operacioni “Laboratori” në Fier.  Policia e Fierit arrestoi në flagrancë nënë e bir, Qamile Kapaj, 48 vjeçe dhe Angelo Kapaj 22-vjeç, pasi banesën e tyre në fshatin Mbrostar e kishin kthyer në një laborator për kultivimin e kanabisit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër kapaj operacioni "laboratori" aleksandër kapaj operacioni "laboratori"

Sondazh

Poll