Aktualitet

Ndodh mrekullia/ Tre ditë në terapi intesive, trenjakët në Tiranë mbijetojnë, nëna i lindi tek “Koço Gliozheni”

12 Qershor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Ndodh mrekullia/ Tre ditë në terapi intesive, trenjakët në

Tiranë– Lajm i bukur. Një nënë tek materniteti “Koço Gliozheni”ka lindur trenjakë. Lajmi është dhënë sot nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook. Manastirliu shkruan se fëmijët pas disa ditëve në terapi intensive, gëzojnë shëndet të plotë. Ajo ka publikuar edhe një foto të foshnjave.

“Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet. Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët. #KrenarePërMjekët. FëmijëtTëParët“, shkruan ministrja Manastirliu.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lindin trinjakë në tiranë ogerta manastirliu lindin trinjakë në tiranë ogerta manastirliu

Sondazh

Poll