Aktualitet

Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia e Lezhës publikon masat që do merren në 12 dhe 13 qershor

12 Qershor 2020, 07:59 Nga DOSJA
Nis pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç, policia e

LAÇ– Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, policia e Lezhës nxjerr urdhrin, ja masat që do merren në 12 dhe 13 qershor

Datat 12 dhe 13 qershor janë bërë tashmë traditë për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout në Laç. Por këtë vit nuk si çdo vit tjetër, pasi të gjendur mes situatës së vështirë të Covid-19 në vendin tonë të gjithë njerëzit që do të duan të vizitojnë sot edhe nesër Kishën e Shna Ndout në Laç, do ju duhet të respektojnë distancimin social, në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen e virusit.

Për këtë shkak për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Postimi i Plotë:
Masat e marra nga Policia e Lezhës për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç, në datat 12 dhe 13 qershor 2020. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit. Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2020 – ora 24:00 datë 13.06.2020 do të kufizohen disa segmente rrugore në lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë:
-“Nga kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga kryqëzimi i gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
-“Nga pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe Policia. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga kryqëzimi i gjimnazit deri te kryqëzimi i varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët. – Nga mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë, pasi bëhen shkak për bllokimin e qarkullimit rrugor. – Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve. Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit dhe të pelegrinëve, përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit. Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Kujtojmë që prej fillimit të kësaj jave në vendin tonë rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm krahasuar me muajt e mëprashëm. Shifrat ditore të të infektuarëve kanë shkuar mbi 40.  Deri më tani numërohen 35 viktima dhe  1385 të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kisha e shna ndout laç pelegrinazhi në kishën e shna ndout kisha e shna ndout laç pelegrinazhi në kishën e shna ndout

Sondazh

Poll