Aktualitet

E priti për gjashtë orë në derën e Gjykatës, fansja e ‘çmendur’ e Tahirit: Për ty bëjmë gjithçka o gjigan

11 Qershor 2020, 15:04 Nga DOSJA
E priti për gjashtë orë në derën e Gjykatës,

TIRANË- Miranda Muça, fansja e çmendur dhe mbshtetësaj e zjarrtë e ish-ministrit Saimir Tahiri, është shprehur se i gjithë Kombinati pret që të vihet drejtësi dhe që ai të shpallet i pafajshëm.

E pranishmë në dyert e Gjykatës së Apelit, ku u mbajt sot senca maratonë ndaj Tahirit, për gjshatë orë, Muça tha për gazetarin e Report TV, Arsen Rusta, se Tahiri për të është gjigant.

Pjesë nga biseda

Cfarë është kjo veshje, çfarë tregojnë?
Për Saimir Tahirin bëhet gjithçka, është njeriu më i mirë

Është gjigant ai, edhe pse me shtat është i shkurtër?
Për mua është gjigant

Çfarë prisni nga drejtësia?
Pres pafajësinë e Saimir Tahirit, vetëm drejtësi

Po akuzat për kultivim kanabisi?
Nuk janë të vërteta

Nëse merr pafajësi, a prisni angazhim të tij në politikë?
Normale, mezi po e presim, i gjithë Kombinati mezi po e pret.

Sot është zhvilluar seanca kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Gjykata dhe ish-ministri janë përballur për më shumë se 5 orë, por në fund u vendos që vendimi të mos merret sot. Gjykata ka kërkuar kohë për të marrë vendimin dhe seanca e radhës do zhvillohet në 24 qershor në orën 11:00.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet miranda muca saimir tahiri miranda muca saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 14:37

TIRANË- Pastrimi i inerteve nga sheshet e ndërtimit është një kompetencë që tashmë i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Shqiptare. Kur kanë kal...