VENDIMI i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim
TIRANË- Të premten me 5 qershor, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për dhënien e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci.
Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova, një kopje e të cilit është parë nga BIRN, Gjykata e Posaçme e Apelit argumenton se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimin në Kuvend për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit. Ndërkohë, anëtari i tretë i trupës Sokol Binaj pritet të dalë me vendim pakice.
“Në vështrim të argumenteve të prokurorit dhe provave të parashtruara nga ai, ky kolegj verifikon se ato përfaqësojnë ose provojnë faktin ‘e largimit nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë,’ ashtu dhe të ‘mos-deklarimit të kësaj mase disiplinore” nga i hetuari Luan Daci,” shprehet Gjykata e Apelit, ndërsa nënvizon se këto fakte janë të ndryshëm nga pretendimi i prokurorisë se ai ka falsifikuar dokumente.
“Mos-paraqitja, mos-shënimi apo sidoqoftë mohimi nga z. Luan Daci, i masës disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria,” shton Gjykata e Apelit.
Gjyqtari Luan Daci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bazuar në dyshimin se ai ka paraqitur të dhëna të rreme gjatë procesit të rekrutimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Prokurori pranë SPAK, Klodian Braho i cili hetoi këtë çështje dhe përfaqësoi në shkallën e parë nuk preferoi të jepte koment lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa ai tha BIRN se “çështja është në hetim.”
Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja i tha BIRN se do të kryejnë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe shtoi se janë duke pritur mendimin e pakicës.
Ndërkohë, ish-prokurori Gentian Trenova, aktualisht kryetari i shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë” – e cila përfaqëson interesat e magjistratëve të shkarkuar si pasojë procesit të vetingut, i tha BIRN se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të ndikojë në rëndimin e situatës së paligjshmërisë në vendimet që do të marrë KPA nga trupa gjykues ku pjesë është edhe gjyqtari Luan Daci.
“Ky vendim do të rëndojë akoma më shumë situatën e paligjshmërisë, sepse edhe vendimet e tjera që do të merren nga KPA me anëtar të trupit gjykues Luan Daci, do të konsiderohen më pas juridikisht pa fuqi ligjore, të pavlefshme dhe në kundërshtim me parimin themelor të neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që thotë se individi ka të drejtën e një gjykimi nga një gjykatë e caktuar me ligj”, theksoi Trenova.
Sipas Trenovës, duke qenë se vetë Gjykata e Apelit shprehet se Institucionet shtetërore që u morën me përzgjedhjen e kandidatëve dështuan në verifikimin e dokumentacionit, duhet të hetohet edhe në këtë drejtim.
“Kështu, përgjegjësia ligjore duhet të kalojë te neglizhenca e organeve shtetërore që duhet të verifikonin këtë situatë paligjshmërie dhe të mos lejonin emërimin e Luan Dacit në postin e anëtarit të KPA,” tha Trenova. “Kjo neglizhencë nuk përjashton edhe përgjegjësinë penale pasi kemi të bëjmë me veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke sjellë pasoja të rënda procesit”, përfundoi ai.
(Marrë nga Reporter.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Plas sherri tek 9-katëshet, godet me biçikletë 58 vjeçarin, e grushton dhe e bën për spital, arrestohet
TIRANË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me biçikletë dhe ka dhunuar një 58-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, mësohe...
‘Kanë shpërfytyruar Tiranën’/ Edmond Tupe i ‘nxehur’, plas deklaratën në fund të intervistës: Rama ik!
TIRANË- I ftuar në emisionin ‘Kafe shqeto’ në SYRI TV, Edmond Tupe rrëfeu për ditët e izolimit, për qëndrimin e tij ndaj legalizimit të prostitucionit, si ...
Shtyhet gjyqi, Tahiri: Do respektoj vendimin që do marrin, s’jam larguar kurrë nga politika. Kam punuar më mirë se ata që
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur për mediat në përfundim të seancës. Në një dekalratë për mediat, Tahiri është shprehur se ai nuk ...
Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, Gjykata shprehet në 24 qershor
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë marrjen e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Seancë e sotme nisi në orën 10:00 dhe ...
Manastirliu takon mjekët në QSUT: Lufta kundër COVID-19 nuk ka përfunduar, jemi në një fazë delikate
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar sot mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një reagim në mediat sociale ...
VIDEO/ Prej mengjësit e pret në hyrje të godinës, fansja e Tahirit tenton të futet brenda Gjykatës së Apelit
TIRANË- Gruaja bionde e cila është cilësuar si një nga mbështetëset më të zjarrta të Saimir Tahiri, ka tentuar sot të futet brenda ambienteve të Gjykatës s...
Gjuajti në ajër me kallashnikov duke terrorizuar fshatin, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër
MALLAKASTËR -Policia ka arrestuar autorin e të shtënave me armë në fshatin Grishovë të Mallakastrës. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar me iniciale A.D...
Materiali voluminoz prej 138 faqesh, Tahiri përfundon mbrojtjen para Apelit
TIRANË –Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar mbrojtjen para Gjykatës së Apelit. Sipas burimeve të “Dosja.al”, Tahiri kishte përgatitur një...
Transmetueshmëria e virusit nuk është ulur, Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Respektoni distancimin social, gjithçka ësht
TIRANË -Shefja e Epidemisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u ka bërë thirrrje qytetarëve, që të zbatojnë protokollet e sigurisë, për paran...