LIVE UPDATES
Aktualitet

6 orë seancë nën ‘lupën’ e Amerikës! Në 24 qershor, Apeli vendos ‘fatin’ e Saimir Tahirit, ish-ministri: Vendimin

11 Qershor 2020, 08:02 Nga DOSJA
6 orë seancë nën ‘lupën’ e Amerikës!

TIRANË– Pas 6 orësh mbyllet gjyqi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimi për çështjen e tij do të merret më 24 qershor. Ndryshe nga seanca e shkuar, në të cilën ish-ministri nuk mori pjesë me pretendimin se nuk kishte marrë dijeni, kësaj herë ai është shfaqur krah avokatit të tij, Maks Haxhia.

Gjatë seancës maratonë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tahiri ka marrë vetë në dorë “frerët” e situatës dhe ka paraqitur para trupës gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh. Më pas, fjalën e ka marrë avokati i tij, duke kërkuar pafajësi për klientin e tij. Pavarësisht se Gjykata e Krimeve të Rënda vitin e kaluar hodhi poshtë pretendimet e tyre, dy hetuesit Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk janë tërhequr ng akuzat e tyre për ish-ministrin duke u kërkuar togave të zeza plot 12 vite burg.

Në përfundim të seancës, në një deklaratë të shkurtër për mediat e pranishme, Saimir Tahiri deklaroi se në argumentet e tij për pafajësi dhe të prokurorisë që kërkon dënimin me burg nuk ka ndryshuar asgjë nga përballja në shkallën e parë. Ai tha se vendimin që do të jepet me 24 qershor do ta pranojë, por shtoi se pavarësisht se cfarë do të vendoset, ‘është i pafajshëm’. Në fjalën e tij për mediat, Saimir Tahiri nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ edhe dy pasardhësit e tij në postin e ministrit të Brendshëm duke u shprehur se ai detyrën e ka bërë më mirë se me paraardhësit e tij, e jo më me pasardhësit, duke nënkuptuar Fatmir Xhafajn dhe Sandër Lleshajn. Nuk ka munguar as parashikimi për rikthimin e tij në politikë. Tahiri është shprehur se nuk ka shkuar gjëkundi, duke nënkuptuar se ‘karta e lirisë’ e kthen sërish vrullshëm në politike.

Për herë të parë në seancë, prezent ka qënë edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili përballet për herë të parë me trupën gjykuese në bankën e të akuzuarit pas vetëdorëzimit që bëri pas plot 3 viteve në arrati.

Përveç ‘protagonistëve’, ashtu si edhe në çdo seancë tjetër të rëndësishme prezentë ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së për të ndjekur procesin gjyqësor. Në heshtje ata kanë mbajtur shënim çdo zhvillim në seancë.

Por si ka mbërritur deri në Apel ish-ministri i Brendshëm i vendit? Përse akuzohet Tahiri dhe cili ka qënë dënimi që ka vendosur për të Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila me ngritjen e institucioneve të reja është ‘shkrirë’?

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës