Aktualitet

Gjuajti në ajër me kallashnikov duke terrorizuar fshatin, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër

11 Qershor 2020, 13:16 Nga DOSJA
Gjuajti në ajër me kallashnikov duke terrorizuar fshatin, arrestohet

MALLAKASTËR -Policia ka arrestuar autorin e të shtënave me armë në fshatin Grishovë të Mallakastrës. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar me iniciale A.D. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestra arma tip “kallashnikov”, të cilën i riu e fshehu në pyll. Si pasojë e të shtënave, fatmirëisht nuk pati persona të lënduar. Dyshohet se 30-vjeçari ka qenë i dehur në momentin që ka qëlluar me armë.

Njoftimi i plote:

Fier- Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 11.06.2020 në fshatin Gorishovë. Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri.
Sekuestrohet arma me të cilën ka gjuajtur autori. Sot, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. A., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena ne mallakaster te shtena ne mallakaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 11:42

TIRANË- Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi të Popullit, Selam Musai (Salaria), u vendos pr...