Aktualitet

Materiali voluminoz prej 138 faqesh, Tahiri përfundon mbrojtjen para Apelit

11 Qershor 2020, 13:02 Nga DOSJA
Materiali voluminoz prej 138 faqesh, Tahiri përfundon mbrojtjen para Apelit

TIRANË –Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përfunduar mbrojtjen para Gjykatës së Apelit. Sipas burimeve të “Dosja.al”, Tahiri kishte përgatitur një mbrojtje prej 138 faqesh, të cilën do ta referonte vetë. Ndërkohë më pas do ta merrte fjalën avokati i tij Maks Haxhia. Pas Tahirit pritet të thotë fjalën e tij, edhe kryepolici i vlorës Jaeld Çela. Prokuroria ndërkohë nuk heq dorë nga kërkesa për 12 vite burg për Tahirin.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit jaeld cela saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 11:42

TIRANË- Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi të Popullit, Selam Musai (Salaria), u vendos pr...