Aktualitet

11 Qershor 2020, 14:37 Nga DOSJA

TIRANË- Pastrimi i inerteve nga sheshet e ndërtimit është një kompetencë që tashmë i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Shqiptare. Kur kanë kaluar mbi 6 muaj nga tërmeti, dhe banorët e zonës së Shijakut, Durrësit e Tiranës jo vetëm që nuk kanë hyrë në banesat e premtuara, shteti ende nuk ka zgjidhur çështjen e inerteve nga banesat dhe pallatet e shembura në këto zona.

Kryeministri Edi Rama tha se me inertet do të merrej Ushtria, dhe Dosja.al kontaktoi zyrtarisht Ministrinë e Mbrojtjes për të marrë informacion në lidhje me strategjinë e ndjekur nga qeveria përmes futjes në lojë të ushtrisë.

Pyetjeve tona lidhur me vend depozitimin se ku do të çohen këto mbetje, Ministria e Mbrojtjes sqaron se kjo nuk është detyrë e Ushtrisë, por e pushtetit lokal. Ndërkohë që sqaron se Ushtria i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për operacione të tilla dhe se edhe më herët ka ndërhyrë në situata të ngjashme.

Përgjigjia e Ministrisë së Mbrojtjes:

Së pari, duke ju falenderuar për kërkesën për informacion drejtuar institucionit të Mbrojtjes, për sa parashtroni në kërkesën tuaj, si dhe bazuar në ligjin për të drejtën e informimit ju sqarojmë si vijon: Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të strukturave vendore, në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore në bazë të ligjit Nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile” dhe konkretisht:

− Neni 22, pika 3, germa a), germa e);
− Neni 32, germa a);
− Neni 33, pika 2, 3 dhe
− Neni 34, pika 1, germa a).

Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura, struktura të së cilës janë angazhuar në operacionin e pastrimit të inerteve, pas shembjes së godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, i ka të gjitha kapacitetet dhe eksperiencën e nevojshme për operacione të tilla. Eksperienca e reparteve te kësaj Komande është e gjatë pasi janë angazhuar në shumë situata të shkaktuara për shkak të fatkeqësive natyrore, si: rehabilitimi i zonave të dëmtuara; riparimi i argjinaturave të lumenjve, si p.sh. riparimi i argjinaturës të lumit Vjosa; ndërtimi ose riparimi i rrugëve dytësore në ndihme të komunitetit, të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore; angazhimi në heqjen e dherave të shkaktuar nga rrëshqitet masive, që përbënin rrezik serioz për banesat në qytetin e Gjirokastrës dhe të Durrësit etj.

Sipas ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisen Vendore”, dhe ligjit Nr.10463 datë 22.09.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” të ndryshuar, çështja e përcaktimit të vend depozitimit të mbetjeve apo përdorimit të tyre është kompetencë e pushtetit vendor. Informacioni përcillet në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit “Për të drejtën e informimit”, për rrjedhojë shpresojmë dhe besomë se të dhënat e përftuara pre ti do të përdoren me qëllim të transparencës nda interesit publik.

Kjo përgjigjie e lë ende pa zgjidhje çështjen e inerteve të tërmetit. Ato vërtet do të pastrohen nga Ushtria, por vendgrumbullimet do të gjenden nga Bashkia Durrës, Shijak apo Tiranë. Dosja.al publikoi një rast disa ditë më parë, ku bashkia Durrës, i hedh këto mbetje nëpër cepa rrugësh, e jo në një vendgrumbulli të caktuar, siç do të duhet të ndodhte në çdo vend të botës. Më keq shfaqet situata edhe me mbetjet, ku sërish Bashkia nuk gjeti dakordësi me privatin për të trajtuar plehrat, duke i hedhur ato rrugëve apo duke i djegur ato në Manëz.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet inertet e termetit ushtria pastron inertet inertet e termetit ushtria pastron inertet

Sondazh

Poll