Aktualitet

Shtyhet gjyqi, Tahiri: Do respektoj vendimin që do marrin, s’jam larguar kurrë nga politika. Kam punuar më mirë se ata që

11 Qershor 2020, 13:58 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi, Tahiri: Do respektoj vendimin që do marrin, s’jam

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur për mediat në përfundim të seancës. Në një dekalratë për mediat, Tahiri është shprehur se ai nuk ka dorëzuar prova të reja dhe beson se është i pafajshëm.

Tahiri tha se nuk ka ikur kurrë nga politika dhe shtoi se  tashmë gjyqi është bërë shumë qesharak. Ai u shpreh se punën e tij e ka bërë më mirë se ata që kanë qenë para tij dhe pas tij, duke thumbur dhe Fatmir Xhafën dhe Sandër Lleshajn. Në fund ai u shpreh se “çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”.

Çfarë ndodhi sot në gjykatë?

E keni dëgjuar dhe stërdëgjuar dhe nuk bësoj ja vlen të zgjatem, ne folëm dhe kjo ishte e fundit. Tani duhet të flasë gjykata.

Ka ndonjë ndryshim nga ajo që keni thënë në gjyaktën e shkallës së parë?

Kursejeni dhe për publikun këtë dhe se është bërë qesharak dhe gjyqi im, qytetarët kanë shumë gjëra të tjera për t’u marrë ka më shumë halle.

Besoni tek pafajësia?

Unë nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kanë qenë i akuzuar, e kam bërë këtë për të reskpektuar drejtësinë. Unë kam dorëzuar dhe mandatin, por nuk e kam bërë këtë, pasi mund të vija këtu si deputet dhe të shkoja dhe në Kuvend. Unë besoj tek drejtësia, para qytetarëve e familjes sime jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. E kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin dhe ata që janë në detyrë.

A do rikthehesh në politikë nëse merrni pafajësinë?

Unë s’kam ikur kurrë nga politika, nuk më tundon kjo historia e politikës, nuk më ka tunduar dhe kur kam qenë deputetë.

Do ta pranoni vendimin e gjykatës?

Do ta pranoj pa asnjë diskutim, do e pranoj siç çdo vendim gjykate.

Keni hedhur akuza për prokurorët se kanë manipuluar provat?

Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre.

Sot është zhvilluar seanca kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Gjykata dhe ish-ministri janë përballur për më shumë se 5 orë, por në fund u vendos që vendimi të mos merret sot. Gjykata ka kërkuar kohë për të marrë vendimin dhe seanca e radhës do zhvillohet në 24 qershor në orën 11:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per tahirin saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020 gjyqi per tahirin saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020

Sondazh

Poll