Aktualitet

Plas sherri tek 9-katëshet, godet me biçikletë 58 vjeçarin, e grushton dhe e bën për spital, arrestohet

11 Qershor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Plas sherri tek 9-katëshet, godet me biçikletë 58

TIRANË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka sulmuar me biçikletë dhe ka dhunuar një 58-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i arrestuarit me inicialet R.C., ka qenë tek zona e njohur si 9-katëshet në Tiranë dhe ka goditur me biçekletë 58-vjeçarin me inicialet F.H..

Duke mos u mjaftuar me aq, ai e ka dhunuar dhe me grushte burrin në fjalë, siç u pa edhe në video (lexo këtu). Më pas është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në komisariatin nr.3 të Policisë.

Njoftimi i policisë 

Rreth orës 15:40, tek 9 katshet, si pasojë e konflikt te çastit shtetasi R.C., ka goditur me biçikletë dhe me pas është konfliktuar fizikisht me shtetasin F.H., 58 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F.H i cili është dërguar ne spital për të marrë mjekim. Shtetasi R.C., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr tek 9 kateshet tirane sherr tek 9 kateshet tirane

Sondazh

Poll