Aktualitet

11 Qershor 2020, 11:42 Nga DOSJA

TIRANË- Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroi të Popullit, Selam Musai (Salaria), u vendos pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit. Zbulimi i bustotit të heroit u bë në njëceremoni të posaçme, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e mjaft personalitete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Veliaj shtoi se vepra e Selam Musait, ndonëse në moshë të madhe, tregoi se asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer kombit duke treguar edhe personin që i tha idenë për bustin.

“Ruçi më shtyu që të bëhet ky projekt në 100- vjetorin e Tiranës. Dikush me brryl duhet të na kujtojë në mënyrëkonstante. Mënyra më e mirë për të kujtuar Selami Musain në 100- vjetorin e Tiranës. Dua që t’i japim një mirënjohje, një miku të pakënduar, një heroi të heshtur Ladi Llaka, profesori i arteve, skulptori që ka realizuar këtë vepër. Për të kujtuar të kaluarën dhe për t’i pasur përjetësisht mes nesh figurat historike. Si nip Vlore, nga Velça më takonte të isha i përfshirë në këtë projekt. Një popull që nuk e di nga ka ardhur nuk e di ku do shkojë. Kemi mbërritur këtu falë betejave konstante. Të kujtojmë si një burrë 63 vjeç, asnjëherë nuk është vonë për kombin tënd. Dje kisha takim me të rinj. Më thanë që ishin shumë të rinj për të bërë ndryshim. Por për 2020 njeriu i vitit është Greta Thunberg, një 16- vjeçare. Kemi mjaftueshëm shembuj se cilëndo moshë përfaqësojnë nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer këtij vendi,”- tha Veliaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj selami musai erion veliaj selami musai

Sondazh

Poll