Aktualitet

Drogë me gomone drejt Italisë/ Megaoperacion nga Guardia di Finanza, arrestohen edhe shqiptarë, 3 i “shpëton” koronaviru

11 Qershor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Drogë me gomone drejt Italisë/ Megaoperacion nga Guardia di Finanza,

BRINDISI– Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Beached”, i cili është zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali. Në prangat e Policisë kanë rënë një grup trafikatësh që transportonin drogë me skaf nëpërmjet detit.

Në Prokurori janë firmosur 17 urdhër-arreste, 9 prej të cilëve janë për shtetas shqiptarë. Deri më tani 5 prej tyre janë ndaluar dhe është vendosur masa “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 3 prej tyre janë kthyer në Shqipëri dhe për shkak të Covid nuk kanë udhëtuar më drejt Italisë. Ndërsa shqiptari i katërt i shpallur në kërkim ndodhet në SHBA ku ka udhëtuar duke u nisur nga Shqipëria.

Mësohet se personat e arrestuar janë:: Teodoro Vindice, 44 vjeç, nga Brindisi; Pierluigi Chionna, 40 vjeç, i Francavilla Fontana; Francesco Cardone, 31 vjeç, nga Martina Franca (Taranto); Khay Blushaj Benard, 42 vjeç, Shqipëri; Dharda Zaimir, 36 vjeç, lindur në Shqipëri; Troqe Amarildo, 30 vjeç, lindur në Shqipëri; Ymeri Klajdi, 39 vjeç, lindur në Shqipëri; Hoxha Kreshnik, 32 vjeç, lindur në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 4,000 kilogramëve marijuanë, mbi gjysmë kilogram kokainë, 27,000 euro në para, një varkë, tre makina dhe një motor. Hetimet për rastin kanë filluar që në vitin 2017 pas kapjes së një skafi të ngarkuar me drogë në plazhin e Kosta Merlatës.

Marrë nga Brindisireport.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll