Aktualitet

Sulmohet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali, përfundon në reanimacion me plagë të rënda në gjoks dhe shpatull

11 Qershor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Sulmohet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali,

ITALI– Një 24-vjeçar shqiptar është sulmuar rëndë  me thikë nga dy  shtetas italian, në Bresso, afër Milanos.  Siç raportojnë edhe mediat vendase, shqiptari ka qenë në gjendje të dehur në momentin ku është dhunuar nga dy italianët, ndërkohë ende nuk është bërë dije motivi që ka çuar në këtë përleshje.

Si  për 24-vjeçarin shqiptar edhe  për dy italianët që e sulmuan, nuk është mësuar ende identiteti i tyre. Mësohet se autorët nuk janë mudur të kapen nga policia, pasi ato ishin zhdukur para se të arrinte policia dhe ambulanca në vendngjarje.

Shqiptari është gjetur me plagë të rënda dhe i mbuluar nga gjaku teksa ishte i shtrirë në asfalt.

Më tej raportohet se 24-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë pas dy plagëve të marra në shpatull dhe gjoks, e tashmë ai po mbahet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, ku këto të fundit janë shprehur se jeta e tij nuk është në rrezik.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi shumë shqiptarë në Itali janë përballur me incidente të tilla, që kanë çuar edhe deri në vdekjen e tyre.

Burimi: MILANOtoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 24-vjeçari shqiptar ne itali milano plagoset shqiptari 24-vjeçari shqiptar ne itali milano plagoset shqiptari

Sondazh

Poll