Aktualitet

VKM-ja për kartat e identitetit, shtyhet skadenca deri në përfundim të epidemisë COVID-19

11 Qershor 2020, 10:38 Nga DOSJA
VKM-ja për kartat e identitetit, shtyhet skadenca deri në

TIRANË-Këshilli i i Ministrave ka miratuar aktin normativ për shtyrjen e skadencave të kartave të identitetit, deri në përfundim të epidemisë COVID-19. Kjo VKM vlen për kartat e identitetit, vlefshmëria e të cilave mbaron brenda vitit 2020.

A K T N O R M A T I V PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kartat e identitetit kartat e identitetit

Sondazh

Poll