OFL iu dërgon formularin 3 të fortëve në Tiranë e Vlorë (EMRAT)
11 Qershor 2020, 10:09Nga DOSJA
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar sot me dërgimin e formularëve për tri subjektet e radhës që kanë për detyrë për plotësojnë të dhënat për burimin e pasurisë së tyre. Kështu, sot OFL ka shënjestruar Orgest Ballën, Endrit Qyqen dhe Geno Lenën. Të tri këta të dënuar dhe nën hetim, duhet të dërgojnë brenda 48 orëve formularin e deklarimit të pasurisë së tyre.
NJOFTIMI I PLOTE:
OFL, 11 qershor
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– O. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
– E. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;
– G. L., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar plan-operacionin “Tispol – Motomjete 2020”, për të kontrolluar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugore. Për d...
TIRANË -Agjencitë turistike kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë përpara Ministrisë së Turzimit. Ata ndodhen në vështirësi ekonomike, për shkak të COV...
Tiranë- Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu janë ndë...
Shqipëri- 44 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Mirela Cami nga Kujdesi Shëndetësor bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 291 pers...
Tiranë- Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar arsyet pse ditët e fundit ka pasur një numër të lartë të infektuarish. Në studion e Abc News, mjeku dha disa arsye, të ...
Shqipëri– “Boom” të infektuarish me COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kofirmuar janë konfirmuar 44 raste të reja me COVID-1. Harta...
Tiranë- 23 personel shëndetësor kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 11 prej tyre ja...
DURRËS – Gjykata e Durrësit ka liruar shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar si anëtar i grupit të Avdylajve, gjatë operacionit Vol-vo 4, të zhvilluar dy vi...
TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka postuar në profilin e saj në Facebook, mbishkrimin mbi një gur varri. Ajo bën me dije, se shkrimi është në arbërisht. Sha...