Aktualitet

Mbetjet “pushtojnë” rrugët e qytetit/ Këshilli Bashkiak i Durrësit shpall emergjencën mjedisore

11 Qershor 2020, 10:48 Nga DOSJA
Mbetjet “pushtojnë” rrugët e qytetit/ Këshilli

Tiranë- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore, në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Shkak i emergjencës është bërë mbyllja e vend-grumbullimit të plehrave në Porto Romano. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshilli Bashkiak.

“Miratimi i propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së vend-depozitimit të Porto-Romanos”, shkruhet në vendimin e miratuar nga këshilli Bashkiak.

 

Në qarkun e Durrësit, situata është tepër emergjente përsa i përket ndotjes. Ditët e fundit qyteti i Durrësit ka qenë i “mbuluar” nga plehrat. Shkak për këtë situatë është bërë anulimi i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor po përdor Manzën për djegien e mbeturinave. Edhe banorët e Manzës janë ngritur në protestë dhe nuk lejojnë që kamionët me plehra të futen në qytezë.

Lexo të plotë dokumentin këtu

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet këshilli bashkiak në durrës shpallet emergjenca mjedisore në durrës këshilli bashkiak në durrës shpallet emergjenca mjedisore në durrës

Sondazh

Poll