Aktualitet

73-vjeçarja në Elbasan dyshohet se u infektua tek varrimi në Tiranë, përcolli për në banesën e fundit kushërirën

11 Qershor 2020, 10:28 Nga DOSJA
73-vjeçarja në Elbasan dyshohet se u infektua tek varrimi në

Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga 73-vjeçarja në Elbasan, e cila rezutoi e infektuar me COVID-19. Dyshohet se gruaja nga Elbasani është infektuar në Tiranë, pasi mori pjesë në  një ceremoni mortore. Mësohet se ajo mori pjesë në varrimin e një të afërmeje në Tiranë. Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qendrueshme dhe është vetëizoluar në banesë. Sakaq, ditën e djeshme u bë edhe dezinfektivi i banesës së të moshuarës.

 

Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 44 persona.Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor. Shkon në 35 numri i të vdekurve. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll