Aktualitet

Shpjegohet Voltana Ademi: Pse u nxeha me Ardi Veliun, nuk mjafton ndryshimi i një drejtori

1 Prill 2019, 19:24 Nga DOSJA
Shpjegohet Voltana Ademi: Pse u nxeha me Ardi Veliun, nuk mjafton ndryshimi i

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka reaguar pas përplasjes që pati ditën e sotme me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun.

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Ademi tha se i kishte bërë përshtyrpje që i kishte thënë Ardi Veliu. “Më tha se ajo që po thonim para kamerave është e ndryshshme nga ajo që thonin jashtë kamerave”, u shpreh qytetarja a parë e Shkodrës.

Sipas saj kjo fjalë e kishte revoltuar dhe prandaj kishte nisur debati me numrin një të uniformave blu. Më tej kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u shpreh se nuk bën punë ndryshimi i një drejtori të Policisë për të vendosur rendin në Shkodër.

Ndër të tjera kryetarja e Bashkisë Shkodër ka thënë se bandat kanë kërcënuar dhe kanë dhunuar  drejtorë rajonal në spitale e Hipoteka. Ajo shtoi se nga kërcënimet ata janë shkarkuar ose kanë dorëheqjen.

Voltana Ademi ka qenë e pranishme në mbledhjen e prezantimit të  prefektin e ri të qytetit, Valdrin Priftin dhe shprehu problematikat dhe shqetësimet e qytetit, duke mos ngurruar të ofronte bashkëpunim me Policinë.

E teksa bisedonte qetësisht me ministrin Lleshaj, kryebashkiakja Ademi nuk ka pasur të njëjtën qasje ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Pas përfundimit të mbledhjes, teksa Ademi po i ankohej Veliut për situatën kriminale, drejtori i Përgjithshëm i policisë është shprehur se ajo nuk ia kishte pohuar diçka të tillë më parë. Debati përfundoi me largimin nga biseda të Veliut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu perplasja veliu ademi situata kriminale ne shkoder voltana ademi vrasjet ne shkoder ardi veliu perplasja veliu ademi situata kriminale ne shkoder voltana ademi vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll