Aktualitet

Reshjet e shumta përmbysin Librazhdin, Elbasanin e Korçën, rënia e gurëve në Murrash bllokon ambulancën me të sëmurë b

10 Qershor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Reshjet e shumta përmbysin Librazhdin, Elbasanin e Korçën,

SHQIPËRI– Librazhdi, Korça, Elbasni dhe Berati janë qytetet që janë përmbysur nga shiu pasditen e sotme. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, shiu ka arritur një nivel të lartë në Librazhd, ku mësohet të jetë të paktën në nivelin e 30 centimetrave.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Berat dhe Korçë, ku rrugët janë përmbytur duke sjellë vështirësi të qarkullimin e makinave dhe të këmbësorëve.

Pak minuta shi kanë mjaftuar që rrugët dhe trotuaret të vërshojë uji. 

Ndërkohë, po në Librazhd, në urën e Murrashit, një ambulancë me të sëmurë brenda ka mbetur e bllokuar, pasi në këtë zonë ka patur edhe rënie gurësh. Shikoni pamjet e publikuara nga Report TV:

Më herët, Dosja.al raportoi situatën problematike në Berat për shkak të reshjeve. uji ka shkuar deri në lartësinë e 40 cm, duke sjellë probleme edhe në disa shtëpi. Prej 1 ore, Berati ka qenë në pushtetin ujit, duke bllokuar shumë lagje të qytetit.

Shkak për këtë situatë, mendohet të jetë bërë bllokimi i tubacioneve, të cilat kanë bërë që uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit. Në rrugë kanë dalë punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po punojnë për të zhbllokuar pusetat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat elbasan korce librazhd permbytje ne shqiperi berat elbasan korce librazhd permbytje ne shqiperi

Sondazh

Poll