Aktualitet

U kapën duke vjedhur hekura dhe lekë në magazinë, arrestohet dy persona në Fier

10 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
U kapën duke vjedhur hekura dhe lekë në magazinë, arrestohet

FIER– Dy persona me inicialet A. Ç., 23 vjeç dhe D. K., 24 vjeç janë vënë në pranga pasi akuzohen se kan vjedhur.

Në njoftimin zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se 23 vjeçari, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF si roje, është kapur në këtë vend pune, teksa po vidhte materiale hekuri.

Ndërsa 24 vjeçari banues në Lushnje, u kap në fshatin Bubullimë duke vjedhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.

Njoftimi i policisë:

Kapen duke vjedhur, policia vë në pranga dy shtetas. Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Bubullimë u kap duke vjedhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne fier grabitje ne lushnje grabitje ne fier grabitje ne lushnje

Sondazh

Poll