Aktualitet

Atentati ndaj Inez Hajrullës/ Gjykata liron dy të arrestuarit, pesë të tjerë mbeten në burg, në kërkim “Doqja”

10 Qershor 2020, 15:22 Nga DOSJA
Atentati ndaj Inez Hajrullës/ Gjykata liron dy të arrestuarit,

VLORË–  Gjykata e Vlorës ka vendosur të lërë të lirë dy nga shtatë personat e arrestuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës, ngjarje e ndodhur më 10 maj të vitit të kalua në Vlorë. Dosja.al mëson se më datë 2 qershor, Gjykata e Vlorës ka vendosur të nxjerrë nga qelia Dejvison Serjanin dhe Ardjan Ahmetin, dukeu ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitjeje”.

Ky vendim tashmë është apeluar nga prokuroria e Vlorës, e cila kërkon kthimin në qeli të Serjanit, një menaxher klubi në Tiranë dhe të Ahmetit. Aktualisht në burg, për ngjarjen në fjalë ndodhen pesë persona: Albano Goxhaj nga Fieri, Daut Elmazi, ky i fundi nipi i Armando Sulejmanijt ose “Çipurit” që momentalisht ndodhet në burg, Xheladin Merko, person që dyshohet se ka ndihmuar grupin e zjarrit, të largohet dhe përkrahur autorët, pas krimit dhe djegies së makinave, Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Sulioti (Memaj).

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian ahmeti atentat inez hajrulles dejvison serjani fatmir hyseni inez hajrulla ardian ahmeti atentat inez hajrulles dejvison serjani fatmir hyseni inez hajrulla

Sondazh

Poll