Sport

Gazidis surprizon lojtarët e Milanit pas tre muajsh mungesë, ka edhe një premtim

10 Qershor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Gazidis surprizon lojtarët e Milanit pas tre muajsh mungesë, ka edhe

Ivan Gazidis kishte tre muaj që nuk vizitonte lojtarët e Milanit, edhe pse është CEO i klubit. Sot, më në fund, ai është kthyer të ndjekë stërvitjen dhe të motivojë kuqezinjtë përpara rifillimit të sezonit.

Gjatë takimit me ta, pati një dakordësi në lidhje me pagat. Lojtarët kanë pranuar propozimin për të hequr dorë nga 50% e rrogës së muajit prill. Problemi që ata kanë shprehur është mungesa e vëmendjes nga drejtuesit dhe sidomos nga vetë Gazidis, i cili duket sikur i ka harruar lojtarët.

Gazidis u ka kërkuar falje dhe u ka argumentuar se një njeri në rolin e tij duhet të qëndrojë më shumë në zyrë se sa në fushë. Ai gjithashtu u ka kërkuar të japin maksimumin, sepse presidenca është 100% e angazhuar për të ardhmen e Milanit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, CEO i Milanit ka surprizuar lojtarët, duke i garantuar se nuk është zgjedhur asnjë trajner tjetër. Kjo është një gjë e pabesueshme, sepse lajmi për ardhjen e Ralf Rangnick-ut është përhapur kod.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport falje gazidis milan falje gazidis milan

Sondazh

Poll