Sport

Nuk e përballoi dot dëmtimin e fundit, Roger Federer u jep një lajm të keq fansave

10 Qershor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Nuk e përballoi dot dëmtimin e fundit, Roger Federer u jep një

Legjenda e tenisit, Roger Federer, është detyruar ta mbyllë para kohe sezonin 2020. Tenisti zviceran ka njoftuar në rrjetet sociale, se nuk është në formë pas operacionit që ka kryer në shkurt të këtij viti. Ai do të rikthehet në fushë vitin e ardhshëm.

“Disa javë më parë pata një tjetër problem gjatë fazës fillestare të rehabilitimit, që më detyroi të kryeja një artroskopi të shpejtë në gjurin e djathtë. Sot, ashtu si në vitin 2017, kam nevojë për më shumë pushim”, shkruan Federer.

“Kam nevojë për kohën e mjaftueshme për të qenë 100% gati për të luajtur në nivelin tim. Do të më mungojnë fansat dhe turnetë, por duhet të shoh përpara për të qenë gati kur të nisë sezoni 2021”.

Më 8 gusht, Federer do të bëjë 39 vjeç dhe pritet të rikthehet në fushë në janarin e ardhshëm, para grand slam të Australian Open.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 2020 federer karriera 2020 federer karriera

Sondazh

Poll