Sport

“Arrogant, nuk mund të bëhet Panuçi i dytë”, Partizani në udhëkryq, ish-sulmuesi kritikon trajnerin Sormani: Të inter

10 Qershor 2020, 10:24 Nga DOSJA
“Arrogant, nuk mund të bëhet Panuçi i dytë”,

TIRANË-Partizani ka humbur krejtësisht identitetin e tij këtë sezon dhe 5 humbjet rresht të marra së fundi tregojnë më së miri krizën e thellë ku klubi ka hyrë. Të shohë ekipin e zemrës në këtë gjendje padyshim që është gjëja e fundit që një legjendë si Edmond Dosti do të dëshironte. Ish-sulmuesi i “demave të kuq” ka ngritur shpesh herë zërin e tij për Partizanin përgjatë këtij sezoni, duke nxjerrë në pah edhe mangësitë e skuadrës.

Në një postim në Facebook, ish-sulmuesi ka shigjetuar trajnerin e skuadrës Adolfo Sormani si shkaktarin kryesor për krizën e të kuqve. Ish-futbollisti i njohur i Parizanit është i mendimit që stoli i klubit ka nevojë për një trajner shqiptar , ndërsa përgjegjës për situatën bën edhe presidentin Demi dhe drejtorin sportiv Olsi Rama.

POSTIMI I PLOTË I DOSTIT

Zoti Demi vendos dinjitetin tend ne radhe te pare dhe ate te Partizanit, duke e shkarkuar kete deshtak. Cdo dite qe kalon aty eshte ne demin tuaj dhe te Partizanit. Mendohu mire ….!

Diten qe more ekipin the se objektivi eshte kupa dhe titulli kampion dhe nuk the se me keta lojtare nuk fitohet asgje, pse keshtu justifikohesh, ne momentin qe ti pranove te drejtosh do te thote se kualiteti i lojtareve ishte por ti nuk ke aftesi per te drejtuar (je bere Panuçi Nr 2, qe sa here humbte thoshte e kane fajin lojtaret, je i vetmi trainer ne bote qe nuk mbron as lojtaret e tu dhe nuk merr pergjegjesi mbi vehte), por ke dashur vetem leket e Gaz Demit. Sepse ai besoi tek ty nje kontrate 2.5 vjeçare, edhe si deshtak qe je nuk pranon doreheqjen sepse te interesojne vetem parate dhe jo Partizani. Turp turp turp…!

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edmond dosti gazmend demi olsi rama partizani sormani edmond dosti gazmend demi olsi rama partizani sormani

Sondazh

Poll