Sport

FOTO/Futbollisti i Milanit tregon episodin e hidhur: Më vunë pistoletën në fytyrë

9 Qershor 2020, 19:33 Nga DOSJA

MILANO-Kohët e fundit lojtarët që aktivizohen në Europë dhe paguhen mirë janë bërë shënjestër e hajdutëve,pre e grabitësve nuk i ka shpëtuar as mesfushori i Milanit, Samu Castillejo.

Ky i fundit ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku bën me dije se i kanë vendosur armën në fytyrë dhe e kanë grabitur. Më tej tregon se gjithçka që agresorët arritën t’i merrnin ishte vetëm një orë dhe se vetë është në gjendje të mirë.

“A është gjithçka në rregull në Milano? Më kanë grabitur dy djem duke më vënë pistoletën në fytyrë. Por gjithsesi gjithçka është në rregull, vetëm sa më kanë marrë orën. Unë jam mirë, faleminderit”, njofton Samu Kastijeho.

Sipas Milannews.it Castillejo po udhëtonte me makinë dhe në momentin që është ndalur në semafor dy persona janë afruar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’i marrin një orë luksoze.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan samu castillejo milan samu castillejo

Sondazh

Poll